Sq:Why OpenStreetMap?

From OpenStreetMap Wiki
Jump to navigation Jump to search

Përse po krijoni OpenStreetMap?

Të dhënat gjeografike (geo data) nuk janë të lira në çdo pjesë të botës. Përgjithësisht këto vende ua kanë dhënë detyrën për krijimin e hartave agjensive të ndryshme qeveritare të cilat nga ana tjetër kanë përfitime ekonomike duke na i shitur neve këto të dhëna. Nëse ju jetoni në një nga këto vende, ju duhet të paguani taksa për krijimin e hartave dhe duhet të paguani sërish për të pasur një kopje të tyre. Në USA t dhënat e papërpunuara (si TIGER) janë në domain publik, megjithatë të dhënat e përmirësuara dhe hartat e përfunduara janë zakonisht komercialisht nën licensa të djathta (copyrighted).

Të dhënat nga hartat komerciale zakonisht përmbajnë gënjeshta, apo Copyright Easter Eggs, për të kapur këdo që e kopjon atë. Këto vezë pashke marin formën e rrugëve të munguara apo false, apo cilësi si kishat dhe shkollat që zakonisht nuk ekzistojnë. Nëse ju krijoni një hartë duke përdorur të dhënat e tyre, ata mund të thonë "ah-ha! Ju kapa!" duke parë që ju gjithashtu keni kopjuar pjesët jo të sakta të hartës. Harta gjithashtu mund të jetë e pasaktë sepse ju e bletë atë një vit më parë dhe një rrugicë mund të jetë nxjerrë tani së fundmi në parkun tuaj lokal, apo dikush e ka vënë atë gabimisht.

Nëse ju pranoni të gjithë këtë atëherë ju smund të bëhi asgjë me të dhënat përveç fotokopjimit. Në shumë vende është e paligjshme nëse ju shkoni përtej përdorimit të drejtë të lejuar. Ju nuk mund të korigjoni emrin e një rruge, apo të shtoni një lokal mbi rrugë, apo të përdorni të dhënat në një program kompjuterik pa paguar shumë para. Më shumë para nga sa ju mbase keni. Po për t'ia dërguar atë një shoku, ta bashkëngjisni atë tek një ftesë apo ta postoni atë në një lajmërim? Shumë nga këto gjëra janë më pak të ligjshme nga sa mund të mendoni.

Zhvillimet në teknologji si njësi të lira GPS nënkupton se ju mund të krijoni hartat tuaja, në bashkëpunim me të tjerë dhe të keni asnjë nga kufizimet e përmendura më lart. Aftësia për të bërë këtë ju lejon të rifitoni pak nga komuniteti ku ju jetoni, nëse ju nuk mund ta hartëzoni atë ju mund ta përshkruani atë.